Foto: KALLXO.com

Gjendet e vdekur një grua në Pejë

Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj dje në rrugën “Eliot Engel” në Pejë.

Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë, njësitë relevante dhe ekipi mjekësor.

Ekipi mjekësor ka konstatuar edhe vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.