Gjendet e vdekur një grua në Mitrovicë

Një grua është gjetur pa shenja jeta në banesën e saj në Mitrovicë.

Viktima është gjetur e vdekur rreth orës 21:30.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Detaje të tjera lidhur me rastin ende nuk dihen.

Ndërkohë që Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.

“Nga informacionet fillestare që kam, një person i gjinisë femër është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Policia janë duke u marrë me rastin, detaje tjera nuk kam për momentin”, u shpreh Zahiti për KALLXO.com.