Foto-ilustrim

Gjendet e vdekur një grua në lumin Seman

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmë.

Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Kanë qenë fermerët e fshatit Sheq-Gajdë ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë, raporton Top Channel.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas, që ishte e dekompozuar.

Kufoma e gruas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat,e cila po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se,në trupin e gruas nuk ka shenja dhune dhe paraprakisht mendohet se gruaja është mbytur.

Të njëjtat burime konfirmojnë se, trupi është i dekompozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë.

Në morgun e Spitalit Rajonal Berat ka mbërritur bashkëshorti i gruas,që ka bërë edhe identifikimin e kufomës, raporton TCH.