
Ilustrim
Gjendet e vdekur një grua në Istog
14.2.2020 - 11:27
Një grua është gjetur e vdekur brenda banesës së saj në Istog.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje gjatë mesnatës.
Sipas policisë, viktima është gjetur e vdekur nga familjarët e saj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi I viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.