Ilustrim

Gjendet e vdekur një grua në Gjakovë

Një grua është gjetur e vdekur dje në Gjakovë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20, ku ankuesi ka raportuar në polici se gruaja e xhaxhait të tij është gjetur e vdekur.

Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga ana e policisë.