Gjendet e vdekur një 36-vjeçare në Skenderaj

Një grua 36-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Llaushë të Skenderajt.

Lajmin për KALLXO.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti i cili tha se rastin e kishte raportuar familja e viktimës.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin  Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit”- ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Zahiti tha se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë i viktimës, dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.