Mjete shpërthyese/ Ilustrim.

Gjendet e pashpërthyer një predhë mortaje në Prizren

Dje pasdite në Prizren një person ka raportuar se derisa ishte duke i vendosur shtyllat elektrike ka hasur në një mjet të pa shpërthyer.

Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit (predhë e mortajës).

Nuk raportohet për ndonjë incident.