Gjendet e mitura që ishte raportuar si e zhdukur që tri ditë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 23 nëntor, një person ka raportuar se vajza e tij ka dalë për të shkuar në shkollë mirëpo pas orarit të mësimit nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Gjatë hetimeve nga njësia e specializuar nga drejtoria rajonale në Prizren, ka arritur që të kontaktojë me personin e zhdukur përkohësisht dhe e njëjta është paraqitur pranë familjes.

Viktima e mitur e lindur në vitin 2005, i është nënshtruar kontrollit mjekësor dhe i është dorëzuar familjarëve të saj në gjendje të mirë shëndetësore dhe fizike.

Në lidhje me rastin u informua prokuroi i Shtetit.