Foto Ilustrim: Policia e Kosovës/Youtube

Gjendet drogë në dhomën e të burgosurit në Pejë

Në dhomën e një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Pejë janë gjetur substanca narkotike.

Kjo ka ndodhur gjatë një kontrolli nga ana e oficerëve në dhomën e të burgosurit.

Lloji i substancës së gjetur narkotike dyshohet të jetë marihuanë.

Ndërsa sasia e saj, sipas Policisë është 13.2 gramë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti ka ndodhur në mesnatën e 11 shkurtit.