ILUSTRIM Të burgosur në Burgun e Dubravës - Foto: KALLXO.com

Gjendet drogë në burgun e Dubravës

Në dy raste të ndryshme, në Burgun e Dubravës është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike.

Policia ka njoftuar se në njërin rast janë gjetur 1.2 gram kokainë dhe 0.5 gram marihuanë.

“Nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit të pavianëve, janë gjetur dhe konfiskuar në një vend 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë dhe në një vend tjetër 1.2 gram substancë narkotike llojit kokainë”- thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur më 18 prill 2023.

Ndërsa, një ditë pas, nga zyrtarët korrektues është raportuar se gjatë kontrollit tek i burgosuri është gjetur 0.3 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.

Policia ka njoftuar se rastet janë duke u hetuar.