Foto: Ilustrim

Gjenden shtatë granata dore gjatë rrënimit të shtëpive në Pejë

Shtatë granat dore të pashpërthyera janë gjetur gjatë ditës së djeshme në rrugën “UÇK”, në Pejë.

Policia ka njoftuar se njësiti i FSK-së ka kontrolluar në një lokacion, ku ishin duke u rrënuar disa shtëpi.

Gjatë kontrollit, janë gjetur shtatë granata dore, të cilat janë tërhequr me kujdes nga njësiti përkatës.