Arkiv: Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Jugut

Gjenden para në korridorin e Komunës së Mitrovicës, ftohet personi t’i marrë ato

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se janë gjetur një shumë parash në objektin e këtij institucioni.

Përmes një postimi në Facebook, kjo komunë ka bërë thirrje që personit të cilit i kanë humbur, të lajmërohet në kabinetit e kryetarit, Agim Bahtiri.

“Të nderuar qytetarë, në objektin e Komunës së Mitrovicës, përkatësisht në korridorin e katit të dytë, para pak minutash janë gjetur një shumë parash. Lusim personin të cilit i kanë humbur paratë, të lajmërohet në Kabinetin e Kryetarit për ti marrë ato”, thuhet në njoftim.