Ilustrim

Gjenden mbetje mortore në Pogragjë të Klinës

Në fshatin Pogragjë të Klinës janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se janë të njeriut.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur ditën e djeshme.

“Nga një qytetar është raportuar se kishte disa mbetje mortore të cilat dyshohet se janë të njeriut. Lidhur me rastin është njoftuar njësiti për krime lufte të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin policor.