Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjenden mbetje mortore në një lagje të Prizrenit

Mbetje mortore janë gjetur në lagjen “Tusuz” në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetari ka raportuar se derisa ishte duke hapur një varr, në varrezat e qytetit, kishte hasur në disa eshtra, që dyshohen që janë të njeriut.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 09:50.