Gjenden mbetje mortore, besohet se i përkasin një personi të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë
26.7.2024 - 16:36
Mbetje mortore të një personi të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë janë lokalizuar në varrezat afër Tjegullores në Podujevë.
Kështu ka njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka thënë se gërmimet po vazhdojnë.
“Gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve të tjerë” – shkruan Haxhiu.
Haxhiu njofton se mbetjet mortore janë lokalizuar nga ekipet mjeko ligjore të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të mbështetur nga EKULEX dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur.