
Foto-ilustrim
Gjenden dy personat e humbur në bjeshkët e Kaçanikut
12.1.2020 - 21:13
Zëdhënësi i Policisë së Ferizajt, Agim Gashi, ka njoftuar se janë gjetur dy personat për të cilët u raportua më herët se kanë humbur në malet afër fshatit Shtrazhë të komunës së Kaçanikut.
Gashi ka thënë për KALLXO.com se dy personat e humbur janë gjetur në afërsi të fshatit Dubravë të komunës së Kaçanikut.
Ai ka shtuar se gjendja e tyre është shumë e mirë.
“Janë gjetur. Para 30 minutave janë gjetur në afërsi të fshatit Dubravë të komunës së Kaçanikut. Gjendja e tyre është shumë e mirë. Kuptohet që pak kanë qenë të shqetësuar se terreni i panjohur”, ka deklaruar Gashi.