Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Gjenden dy mjete shpërthyese në Vraniq të Suharekës

Një person ka raportuar se ka hasur në dy mjete të dyshuara shpërthyese – granata dore dhe disa fishekë.

Sipas raportit policor ngjarja ka ndodhur në një fshatin Vraniq të Suharekës rreth orës 14:50 minuta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes.

Po ashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë për deminim të FSK-së, të cilët e kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të mjeteve shpërthyese.

Nuk raportohet për të lënduar.