Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Gjenden dy granata dore në Malishevë, asgjësohen nga FSK-ja

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur dy granata dore në një fushë në fshatin Lladroviq të Malishevës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes ndërsa njësia për deminim të FSK-së kanë bërë asgjësimin e granatave të dorës në mënyrë të kontrolluar.

Këto mjete shpërthyese janë gjetur më 21.10.2024, në ora 18:10.