Foto-Ilustrim

Gjenden 78 bimë të kanabisit në Leposaviq

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur 78 bimë të  kultivuara narkotike të llojit kanabis në fshatin Vitanoviq të Leposaviqit.

Ngjarja ka ndodhur dje gjatë orëve të paradites.

Pronarja e tokës është intervistuar nga policia dhe  me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.