Foto: Ilustrim

Gjen mjet të pashpërthyer duke hapur kanal në fushë

Policia e Kosovës, ka njoftuar për gjetjen e një mjeti të pashpërthyer në fshatin Raskovë të Prishtinës.

Sipas njoftimit, dje rreth orës 17:14, një person ka informuar se derisa ishte duke hapur një kanal në fushë, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Pas raportimit të qytetarit, njësitet policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësitet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it, kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar shpërthyes.

Sipas tyre, mjeti dyshohet të jetë i luftës së dytë botërore.