Foto: Ilustrim

Gjejnë granata dore deri sa po pastronin një garazh privat

Dy persona, një grua dhe një burrë kanë njoftuar policinë për gjetjen e katër granatave të dorës, një karikatori dhe dy fishekëve në një garazh.

Këtë municion, ankuesit e kishin gjetur deri sa po pastronin një garazh privat në rrugën “Thimi Mitko” në Prishtinë rreth orës 13 gjatë ditës së djeshme.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar katër granata dore, një karikator dhe dy fishekë.

Policia nuk ka dhënë detaje se a ka ndonjë person të dyshuar për mbajtjen e këtij municioni pa leje.