Foto: ShSKUK/Facebook

Gjatë vitit 2021 janë kryer më shumë se 33 mijë operacione

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë vitit 2021 janë realizuar gjithsej 33 mijë e 666 operacione.

Sipas njoftimit është treguar se janë realizuar 7 mijë operacione më pak se më 2019, në kohën e pandemisë dhe 7 mijë e 500 operacione më shumë se më 2020.

“Kosova gjatë vitit 2021 është përballur me 2 valët më të ashpra të pandemisë COVID-19; kështu, krahas menaxhimit me sukses të pandemisë COVID-19, ShSKUK ka arritur që gjatë vitit 2021 të realizoj numër të konsiderueshëm të intervenimeve kirurgjikale”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së.

Tutje është thënë se kryerja e operacioneve të natyrës urgjente, emergjente dhe rastet me sëmundje të rënda, siç janë tumoret, nuk është ndërprerë në asnjë fazë të pandemisë.