Gjatë muajit të Ramazanit, qytetarët u përballen me çmime rreth 2% më të larta

Në muajin e Ramazanit, muajin prill të sivjetëm, qytetarët e Kosovës u përballën me çmime më të larta të konsumit. Inflacioni shënoi rritje si në raport me një muaj më parë njashtu edhe me muajin prill të vitit të kaluar. Rritje çmimesh kryesisht pati në bukë, drithëra dhe yndyrat ushqimore, ndërsa rënie pati në produktet e qumështit dhe pemë.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës thonë se Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej  0.3 për qind në muajin prill 2021 se një muaj më parë.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: vajra dhe yndyra ushqimore 9.3 për qind, pemë 3.5 për qind , perime 5.6 për qind, pije alkoolike 1.3 për qind, karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 0.5 për qind me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.

 

Rënie e çmimeve në qumësht, djathë dhe vezë kontribuoi në neutralizimin e çmimeve tjera

“Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-2.0%); lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(-1.8%); me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.1 për qind) në IHÇK.”, thotë ASK-ja.

Norma vjetore e inflacionit në muajin prill të sivjetmë ishte 1.9 për qind.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1.9 për qind në muajin prill 2021 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Tutje thuhet se kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra 2.3 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore 20.5 për qind perime 0.7 për qind,  pije alkoolike 2.8 për qind, duhan 4.5 për qind,  gaz 4.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. 2.7 për qind, pajisje shtëpiake 2.5 për qind produkte farmaceutike 1.9 për qind karburante dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal 19.9 për qind shërbime për transport 2.9 për qind “ngritje e çmimeve të biletave të transportit ajror”, shërbime telefonike dhe të telefaksit 20.3 për qind pajisjet audio-vizuale, fotografike për përpunimin e informatave 3.1 për qind shërbime hoteliere 1.0 për qind kujdes personal 1.3 për qind, shërbime financiare 4.2 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.6 për qind në IHÇK.

ASK tregon se rënie çmimesh pati tek produktet e qumështit dhe pemët

“Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumësht, djathë dhe vezë (-1.3%); pemë (-15.4%); energjia elektrike (-10.8%) – zbritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur nga zbatimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Covid -19, Nr. 07/L-016, neni 15, për periudhën janar – maj 2021, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7 për qind) në IHÇK.” thuhet në njoftimin e ASK-së.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), i bëri të ditura me publikimin e  “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2021.