Gjatë këtij viti vdiqën 2 persona nga HIV/AIDS

Sot është shënuar dita botërore e HIV/AIDS-it në Kosovë.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës, gjatë vitit 2019 janë identifikuar gjatë raste, dy prej të cilëve kanë vdekur.

Sipas IShPK-së, rastet me HIV/AIDS janë kryesisht nga zonat urbane.

“Gjatë vitit 2019 janë raportuar 6 raste me dy raste vdekje nga HIV/AIDS-i. Nga komuna e Prishtinës janë 23 persona me AIDS, 18 me HIV dhe 13 kanë vdekur si pasojë AIDS-it”u tha në një tryezë si pjesë e aktiviteteve për shënimin e ditës botërore të HIV/AIDS-it.

“Analizuar sipas gjinisë, 72% janë meshkuj ndërsa 28% i kemi rastet e gjinisë femërore”, u tha tutje në tryezë.

Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjendja socio-ekonomike e Kosovës mund të ndikoj që të rritën rastet me HIV/AIDS,

“Kosova klasifikohet me shkallë më të ulët të epidemisë, nën 1%, të popullatës së përgjithshme,  dhe nën 5% te grupet me rrezik të lartë, Kosova si vend përballet me sfida të mëdha, socio-ekonomike dhe politike, me shkallë të lartë të varfërisë dhe papunësisë, rritje të përdorimit të drogave, sjellje seksuale me rrezik të lartë, të gjithë këta faktor mund të nxisin përhapje të HIV-it nëse nuk adresohet në mënyrë të drejtë.

Rasti i parë i HIVAIDS në Kosovë është regjistruar më 1986. Deri më sot në Institutin e Shëndetit Publik janë raportuar gjithsejtë 128 raste, 51 raste nga ta kanë vdekur. /21Media