Foto: KALLXO.com

Gjatë kësaj jave edhe 2 seanca të tjera në Kuvend

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që gjatë kësaj jave të mbajë edhe seanca të tjera parlamentare.

Kështu ka njoftuar kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, duke konfirmuar se seancat e radhës do të jenë me 26 janar dhe 27.

“Sot është shqyrtuar edhe kërkesa për debat parlamentar në seancë të jashtëzakonshme nga 40 nënshkrime të deputetëve të opozitës ku do të diskutohet për gjendjen e pandemisë COVID-19. Kjo do të mbahet më 27 janar në orën 11:00”, tha Kusari-Lila.

Kusari Lila ka folur edhe për seancën që është duke u mbajtur në Kuvend tash.

“Nuk na është kërkuar mendimi për rezolutë nga opozita”, tha ajo.