Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, tre burra të arrestuar për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me një rast të ndodhur me 18 tetor dje është arrestuar një burrë në Podujevë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij,

“Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar për dy raste të tjera të dhunës në familje.

Sipas policisë, njëri nga rastet ka ndodhur në Lapnasellë ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka pasur një mosmarrëveshje me nënën e tij. Policia ka thënë se sipas viktimës i dyshuari është i varur nga narkotikët dhe se rasti sot ka ndodhur për shkak se viktima nuk i ka dhënë të holla për të blerë narkotikë.

Po ashtu PK-ja ka njoftuar se lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, Policia ka njoftuar se në Mitrovicë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

“Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin e shtetit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”- thuhet në njoftimin e PK-së.