Gjashtë viktima nga COVID-19 në Kosovë brenda 24 orësh

Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sipas Institutit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 363 raste pozitive.

Kurse, rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (85, 81, 75 vjeç), Lipjan 1 rast (83 vjeç), Malishevë 1 rast (71 vjeç), Suharekë 1 rast (71 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 55,498 raste nga 206,941 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,405 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48,990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,103.