Gjashtë të vdekur nga të shtënat në Paradën e 4 Korrikut afër Çikagos

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në një paradë të Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, 4 korrik, pranë qytetit amerikan të Çikagos, thonë zyrtarët e qytetit.

Ngjarja në Highland Park, periferi e Çikagos, u ndërpre papritur rreth 10 minuta pasi filloi, kur u dëgjuan disa të shtëna.

Zyrtarët e policisë thanë se ishin ende në kërkim të një burri të bardhë, të moshës 18-20 vjeç, i përshkruar si “i armatosur dhe i rrezikshëm”.

Autoritetet e qytetit e përshkruan incidentin si “aktiv” dhe thanë se 24 persona jan shtruar gjithashtu në spital.

Banori vendas Miles Zaremski tha për Chicago Sun-Times: “Dëgjova 20 deri në 25 të shtëna, të cilat ishin të njëpasnjëshme. Kështu që nuk mund të ishte thjesht një pistoletë apo një armë gjahu”.

“Ky është një incident aktiv,” thanë zyrtarët e qytetit në një përditësim të postuar në faqen e internetit të Highland Park, duke këshilluar ata në zonë që të “strehohen në vend”.

Kongresmeni Brad Schneider, i cili përfaqëson distriktin, shkroi në Twitter se “po dëgjonte për humbje jete”.

Kryebashkiaku i Parkut Highland tha se festivali ishte anuluar dhe u kërkoi njerëzve të shmangnin zonën në qendër të qytetit.

Fotografitë e postuara në mediat sociale sugjerojnë se një përgjigje e madhe e shërbimeve emergjente është dërguar në zonë./REL