Gjashtë të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë - Prishtinë

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar një aksident trafiku të ndodhur në mbrëmjen e sontme në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura.

Ai tha se aksidenti ndodhi rreth orës 20:30 në segmentin rrugor në Stanovc.