Ilustrim

Gjashtë të lënduar në aksidentin e mbrëmshëm në Reqan të Prizrenit

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku në Reqan të Prizrenit. Policia ka njoftuar që si pasojë, lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona, drejtuesit  dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura. I dyshuari mashkull  kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatje e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka goditur veturën tjetër të cilën ishte duke drejtuar viktima mashkull kosovar. Si pasojë, lëndime kanë pësuar gjashtë (6) persona, drejtuesit  dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren, pas tretmanit mjekësor, katër nga të lënduarit janë liruar, ndërsa dy të tjerë vazhdojnë trajtimin,  sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, njofton Policia.