Gjashtë të arrestuar në Prishtinë, policia kap mbi 10 kg marihuanë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje janë arrestuar gjashtë persona, nën dyshimin se janë marrë me shit-blerje të substancave narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, janë kontrolluar gjashtë vendbanime dhe dy vetura, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg e 350 gramë substancë narkotike e llojit mariuhuanë, 16.9 gramë kokainë, një AK-47 me dy karikatorë, dy pistoleta, 660 euro para të gatshme dhe dy vetura.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 19:00 në Prishtinë.