Foto: Ilustrim

Gjashtë të arrestuar në Gjakovë për lojëra të fatit

Policia ka arrestuar gjashtë burra pasi janë zënë në një lokal në Gjakovë duke luajtur me lojëra të fatit.

Si prova materiale janë sekuestruar tri aparate të lojërave të fatit, 618 copë çipa për poker, një palë letra, një thikë, dy kamera dhe 255 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është ndaluar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën  21:00 në rrugën “Nënë Tereza”.