COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

Gjashtë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, asnjë i vdekur

6 mostra kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga 1 mijë e 514 testime të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përderisa nuk është shënuar asnjë i vdekur gjatë 24 orëve të fundit nga ky virus.

“Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 763”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Aktualisht në Kosovë janë 335 raste aktive me SARS-CoV-2.