Ilustrim
Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Sipas Policisë, një nga rastet e raportuara ka ndodhur në Lipjan më datë 08.09.2024 në ora 10:00.
Policia ka intervistuar një të dyshuar pasi kishte kanosur dhe tentuar ta sulmoj viktimën.
Në raport 24-orësh është thënë se në konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rasti dhe është proceduar në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër i raportuar ka ndodhur në Obiliq më datë 08.09.2024 në 11:32h, ku viktima ka lajmëruar se më datën 06.08.2024 është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.
Policia njoftoi se në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.
Edhe në Prishtinë më datë 08.09.2024 në 21:30h është raportuar një rast i dhunës në familje.
Policia tha se viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari.
“Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet’ – tha PK.
Në Pejë më 08.09.2024 në 17:00 një grua raportoi se derisa ka qenë në rrugë i dyshuari duke e kanosur verbalisht ka tentuar me forcë ta fus në veturë.
Sipas Policisë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.
Policia njoftoi se në Malishevë më 08.09.2024 në 12:25 është arrestuar një i dyshuar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën.
Viktima u njoftua se ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa për një rast të ndodhur në Mitrovicë më datë 08.09.2024 njësia e hetimeve ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, i cili gjendej në ndalim policor.
Policia tha se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, katër karikatorë, 225 fishekë dhe dy krehër të zbrazët.