Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
6 raste të dhunës në familje në 5 qytete të ndryshme janë raportuar në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit.
Në Podujevë është raportuar se pas një mosmarrëveshje, 2 vëllezër janë rrahur mes vete.
Të dyshuarit janë intervistuar, ndërsa në konsultim me prokurorin, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Në Drenas, Policia e Kosovës ka reaguar në një përleshje mes babait dhe djalit.
Rrahja ka ndodhur si pasojë që dy kishin qene nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarit pas lëndimeve të pësuara, kanë pranuar tretman mjekësor.
Në konsultimit me prokurorin rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.
Në Prishtinë raportohet për dy raste të dhunës në familje.
Në njërin rast raportohet se pas një mosmarrëveshje dyshohet se një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. I dyshuari është arrestuar, ndërsa pas intervistës, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Prishtinë raportohet se dy persona janë fyer dhe kërcënuar nga ana e një personi tjetër që ka qenë nën ndikimin e narkotikëve.
I dyshuari është arrestuar dhe vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në Gjilan është arrestuar një person pasi që në shtëpinë e tij i kishte sulmuar fizikisht nipin dhe mbesën.
Viktimat nga lëndimet e pësuara janë dërguar në Spital dhe kanë pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit, me vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Po ashtu i dyshuari është dërguar në Spital në repartin e psikiatrisë në Gjilan dhe gjendet nën mbikëqyrje të policisë.
Kurse në Kaçanik raportohet se është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.
Si pasojë e sulmit viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.