Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Gjashtë raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të forcave të rendit, në një rast në Prishtinë një burrë është arrestuar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.

Viktima pas trajtimit mjekësor është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Pejë, policia njofton se dje rreth orës 14:30 një burrë e kishte sulmuar një person dhe demoluar orendi shtëpiake.

Në vendngjarje ka dalë njësia policore e cila ka bërë arrestimin e personit të dyshuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Vushtrri është arrestuar një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Lidhur me rastin, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Dy raste janë regjistruar në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme.

Një burrë është arrestuar për shkak se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, rasti tjetër në Mitrovicë bëhet e ditur se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Zveçan dje një person është ankuar të organet e rendit se ishte sulmuar fizikisht nga një person. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.