Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Policia e Kosoves (PK). Foto: Kallxo.com

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit. të datës 14.11.2024.

Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Ferizaj, Pejë dhe Gjakovë.

Në Prishtinë, një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se vazhdimisht ka presion psiqik nga bashkëshorti i saj.

“Nuk raportohet për të arrestuar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”- thuhet në raport.

Edhë një rast i dhunës në famije është regjistruar në Prishtinë ku një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka rrahur gruan me të cilën janë duke bashkëjetuar.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”- bëjnë të ditur organet e rendit.

Në Ferizaj, një burrë është arrestuar sepse dyshohet se nën ndikimin e alkoolit e ka rrahur guan e tij.

Sipas policisë viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka shtyrë me duar bashkëshorten e tij.

“Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”- thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

Një grua, shtetase e Shqipërisë ka raportuar se i dashuri i saj kosovar e ka sulmuar.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë e sipas policisë nuk raportohet për të lënduar.

“Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Janë arrestuar dy motra sepse dyshohet se janë rrahur mes vete, në Gjakovë.

Policia bënë të ditur se nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë liruar në procedurë të rregullt.