Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.

Rastet janë shënuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog dhe Rahovec.

Në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit  i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast i dhunës në familje është shënuar gjithashtu në Prishtinë, ku Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person i cili dyshohet se pas një konflikti verbal ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Në raportin policor thuhet se viktimës dhe të dyshuarit iu është ofruar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Fushë Kosovë, Policia ka arrestuar një person nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

I dyshuari, sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Po në Fushë Kosovë është raportuar një rast i dhunës në familje. Policia njofton se ka arrestuar një person pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje.

Sipas Policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Në Istog, forcat e rendit kanë arrestuar dy persona të, një burrë dhe një grua të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje tjetër.

Policia bë të ditur se pas intervistimit, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Një grua në Rahovec ka raportuar në Policinë e Kosovës se një burrë në vazhdimësi ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Në raportin e Policisë thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është  dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u hetuar.