Gjashtë persona u rrahën mes vete me shufra metalike në Dragash, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës njofton se gjashtë persona për shkak të një kontesti pronësor janë përfshirë në rrahje duke përdorur shufra metalike.

Sipas njoftimit të gjithë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe kanë kërkuar tretman mjekësor.

Në raport policor thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej të dyshuarave meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.