Foto: Ilustrim

Gjashtë persona përfshihen në përleshje pas mosmarrëveshjes në trafik

Gjashtë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia në Prishtinë, për përfshirje në një përleshje mes vete.

Sipas  njoftimit të policisë rasti ka ndodhur pasditen e djeshme pas një mosmarrëveshje që të dyshuarit kishin në trafik.

Policia ka bërë të ditur se përleshja ka filluar mes dy nga gjashtë personat e dyshuar, ndërsa nga një i dyshuar është konfiskuar një revole e Zoraki me kater fishekë, ndërsa nga një i dyshuar tjetër një thikë.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.