Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjashtë muaj më herët, Komuna e Prizreit nis procedurat për stolisjen e qytetit në fundvit

Komuna e Prizrenit ka nisur procedurat e stolisjes së qytetit, gjashtë muaj para kremtimit të festave të fundvitit.

Sipas njoftimit të komunës, procedurat do të zhvillohen përmes prokurimit publik në një tender në vlerë me vlerë të parashikuar prej 6 mijë euro.

Gjithashtu sipas njoftimit, me këto mjete është paraparë të paguhet vetëm projekti.

Komuna thotë se ky projekt do t’ia rrisë vlerat qytetit dhe do të fuqizohen bizneset.

“Komuna e Prizrenit shpall konkurs për të gjithë të interesuarit për të ofruar ide kreative për dekorimin e qytetit, ku, përmes këtij projekti, synojmë t’i rrisim vlerat e qytetit, t’i fuqizojmë bizneset e t’i bëjmë festat më atraktive. Qëllimi kryesor i këtij konkursi është përfitimi i projekt-ideve që do t’i rrisin vlerat artistike për dekorim, si fushë e veçantë e stilizimit”, thuhet në njoftim.