Gjashtë malazezë gjobiten me 24 mijë euro, po luanin bixhoz në hotel

Policia malazeze ka njoftuar se gjatë të hënës ka gjobitur gjashtë persona në shumë prej 24 mijë euro në qytetin bregdetar të Budvës,  pasi kishin shkelur kufizimet e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së COVID-19, raporton Balkan Insight.

Drejtoria e policisë pretendoi se të gjithë ata që u gjobitën, janë të njohur si anëtarë të grupeve të krimit të organizuar.

“Policia i gjeti ata duke luajtur letra së bashku në restorantin e Hotelit Pozzo në Budva, megjithë ndalimin e qeverisë,” tha policia në një deklaratë.