Gjashtë këshilla për t’i bërë hulumtimet për shkencën dhe shëndetin më tërheqëse dhe të besueshme

Besimi i publikut për shkencëtarët është në rritje në Shtetet e Bashkuara. Sipas një hulumtimi të bërë nga Qendra Kërkimore Pew në gusht, 60% e amerikanëve thanë “shkencëtarët duhet të luajnë një rol aktiv në debatet politike rreth çështjeve shkencore.” Kjo do të thotë se besimi te shkencëtarët është po aq i lartë sa edhe për ushtarakët.

Në të njëjtën kohë, të gjithë pajtohen se kanalet e mediave sociale në Shtetet e Bashkuara dhe kudo tjetër janë të vërshuar nga të pavërteta për të gjitha llojet e temave që lidhen me shëndetin. Një kërkim i thjeshtë në Facebook, Instagram, Youtube dhe Twitter për coronavirusin, kancerin, diabetin, vaksinat apo për humbjen e peshës, për shembull, ndoshta do të shfaqnin një mori të shakave dhe teorive të konspiracionit. E njëjta do të ndodhte në Google, Bing dhe mjetet tjera kërkuese.

Kjo tregon se ndonëse shumica e njerëzve mund të kenë marrëdhënie pozitive me shkencën, qëndrimet e tyre kundrejt fushave specifike të kësaj fushe varen shumë nga botëkuptimet e tyre, kultura, feja, shokët dhe familja. Kjo mund të jetë mjaft frikësuese.

Të shtunën, një grup i ekspertëve u takuan në Akademinë Kombëtare për Shkenca, Inxhinieri dhe Mjekësi në Washington, D.C., për MisinfoCon 2020, dhe diskutuan këtë temë për më tepër se tetë orë. Cila është strategjia më e mire për t’i tejkaluar këto pengesa? Çfarë mund të bëhet?

Së paku gjashtë nga folësit e ftuar për të folur te NASEM dhanë sugjerime të qarta se si media, analizuesit e fakteve, organizatat shëndetësore dhe institucionet mund të  përmirësojnë në punën e tyre kur ata komunikojnë fakte që lidhen me shëndetin. IFCN kapi disa prej tyre si më poshtë:

1) Dhënia e më tepër informacioneve nuk do të thotë se ata do të pajtohen me faktet

Kara Laney, një zyrtare e lartë e programit në NASEM, tha se në vend se të vërshohet audienca e cila i refuzon faktet me bazë shkencore të cilat kanë tonelata me informacione, organizatat e të gjitha llojeve duhet ta mbajnë në mend se “jo të tërë audienca është e njëjtë.” Kushdo që e komunikon një fakt shkencor duhet të mendojë strategji të ndryshme për të arritur audienca të ndryshme. Për më tepër, besimet individuale duhet gjithmonë të merren parasysh kur t’i planifikojmë metodat e komunikimit të një fakti për dikë i cili nuk dëshiron ta dëgjojë. Modelimi i mesazheve mund të jetë mënyra më efikase për t’i bërë njerëzit që ta dëgjojnë një lloj të caktuar të përmbajtjes.

2) Lejoni të shikohet pas perdes dhe përdorni burime me të cilat ata mund të lidhen

Adam Cole, gazetar i shkencës i cili së voni shkroi dhe drejtoi “The Mind, Explained,” (Mendja, e Shpieguar) një mini-seri e Netflix rreth kujtesës, ëndrrave, akthit, meditimit, drogave psikodelike, prezantoi dy ide për MisinfoCon. Së pari, ai tha se për ta fituar besimin, komunikuesit duhet të jenë në gjendje që t’i tregojnë audiencës se si e kanë hulumtuar një temë të caktuar dhe si kanë ardhur në përfundim se diçka është drejtë apo gabim. Diçka e fuqishme mund të jetë të qenit në gjendje që të ecni pranë dhe hap pas hapi me audiencën drejt sqarimit të një pyetje. Kështu që tregoni, planet, shënimet, dyshimet. Pastaj, tha Cole, është shumë e rëndësishme të përdoren burime (njerëz) me të cilët audienca mund të rezonojë. Shkurt, nëse mesazhi duhet të dëgjohet nga gratë, pra përdorni gratë si burim.

3) Platformat duhet të gjejnë mënyra për t’i vënë në pah burimet e besueshme

Wen-Ying Sylvia Chou, drejtoreshë e programit në Institutin Kombëtar të Kancerit dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit, prezantoi rezultatet e një studimi goditës që ekipi i saj realizoi në Facebook duke përdorur mashtrime që lidhen me kancerin dhe theksoi se platforma duhet të gjen mënyra për t’i vënë në pah faqet si dhe burimet e besueshme në News Feed-in e saj. Harta e studimit të cilin stafi i saj e prodhuan pas intervistimit të 52 njerëzve, tregoi se përdoruesit e Facebook-ut i kushtojnë shumë vëmendje dhe kalojnë shumë kohe duke e analizuar burimin e postimit, por kjo gjithashtu tregoi se është e vështirë të bëhet dallimi në mes të Institutit Kombëtar të Kancerit si organizatë reale, nga Federata Kombëtare e Spitaleve të Kancerit, një entitet jo-ekzistent i cili krijoi një emër të imagjinuar vetëm për të fituar respektin online dhe për t’i mashtruar njerëzit.

4) Korrigjo të tjerët në mediat sociale — funksionon

Leticia Bode, profesoreshë e asociuar në Georgetown University, vërtetoi me numra se korrigjimet janë efikase. Nuk ka lidhje nëse ata janë paraqitur nga platforma (përmes algoritmeve të tyre), nga organizata me emër apo nga vetë përdoruesit e rregullt. Sipas Bode, korrigjimet duhet të ndodhin sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të ofrohen URL kualitative me kryetituj të qartë. “Korrigjimet vrojtuese” gjithashtu është fuqi e cila duhet të stimulohet. “Korrigjimi vrojtues ndodh kur unë nuk korrigjohem, por dikush tjetër e bën dhe unë e shoh”.

5) Përdor ndikuesit lokalë

Joe Smyser, shef ekzekutiv për Projektet e të Mirave Publike, ngriti një pyetje interesante gjatë MinsinfoCon. Nëse vetëm 2% e të gjithë fëmijëve të kopshtit në SHBA përjashtohen nga vaksinimi dhe shumica e njerëzve në vend — dhe kudo tjetër — janë në favor të vaksinimit, pse ata nuk flasin hapur rreth këtij kundërshtimi? Të mbrohet kjo? Smyser sugjeroi se frika nga ngacmimi digjital mund të jetë prapa kësaj situate dhe tha se veprime strategjike në komunitete të vogla mund të jenë një gjë shumë e mençur. Komunikuesit së pari duhet të gjejnë ndikues lokalë online dhe t’u kërkojnë atyre që t’i mbrojnë faktet e bazuara shkencërisht — njerëzit të cilët janë të gatshëm që të postojnë fotografi të cilët janë të prekur nga gripi, për shembull. Kur kjo ndodh, tha ai, të tjerët në të njëjtin komunitet do të ndjehen më komodë për të komentuar online dhe për t’i mbrojtur vaksinat. Ky është efekti domino.

6) Edukimi mbi shëndetin duhet të bëhet në shkollë/universitet

Kristy Roschke, drejtore menaxhuese në News Co/Lab në Shkollën për Gazetari Cronkite të Universitetit Shtetëror të Arizonës, tregoi rezultatet e hulumtimit të titulluar “Si studentët tërhiqen nga lajmet”. Ajo demonstroi se profesorët luajnë një rol të madh. Kështu që, nëse lajmet diskutohen në klasë, si të hulumtohet rëndësia e fakteve gjithashtu?

 

Burimi: IFCN

* Cristina Tardáguila është drejtore e asociuar i Rrjetit Ndërkombëtar të Kontrollit të Fakteve dhe themeluar i Agência Lupa. Ajo mund të kontaktohet në [email protected].