Foto: Ilustrim

Gjakovë, vjehrri i bënte presion, e mitura tenton të vetëvritet

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur në Gjakovë të premten në mbrëmje.

Sipas Policisë, është është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje i kishte bërë presion bashkëshortes së djalit të tij (e mitur), e  cila më pas kishte tentuar të vetëvritet duke i prerë venat e duarve.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.