Ilustrim

Gjakovë – Vidhet shtëpia e grurbetqarit nën kërcënimin e armëve

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Marmull të Gjakovës.

Siç njofton Policia disa persona të dyshuar kanë depërtuar me dhunë në shtëpinë e një mërgimtari dhe nga aty ata kanë marrë një kasafortë brenda së cilës kishte një pushkë gjuetie dhe një pistoletë.

Policia bën të ditur se të dyshuarit kanë gjuajtur më armë në drejtim të vëllait të pronarit të shtëpisë pasi i njëjti i ka vërejtur të dyshuarit.

“Viktima ka raportuar se persona të maskuar kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij i cili jeton në shtetet e jashtme nga e cila shtëpi kishin vjedhur një kasafortë brenda së cilës kishte pasë një pushkë gjuetie dhe një pistoletë. Sipas viktimës të dyshuarit kasafortën e kishin tërhequr zvarrë rreth 200 metra nga shtëpia të cilën e kishin hapë me forcë por kur ai kishte shkuar në drejtim të tyre ata i kishin thënë ik dhe kishin shtënë dy herë me armë drejtimi nuk dihet dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes”, ka njoftuar Policia.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e fishekut.

Nuk raportohet për të lënduar, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.