Gjakova (Ilustrim)

Gjakovë, vidhet një çantë nga vetura me tabela diplomatike

Dy persona, shtetas të huaj, kanë raportuar në Polici në Gjakovë se persona të panjohur e kanë thyer xhamin e veturës së tyre me tabela CD dhe nga aty kanë vjedhur një çantë, në të cilën kishin dokumente personale dhe gjëra tjera me vlerë.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë dje rreth orës 15:40.

Policia është duke e hetuar rastin, i cili po trajtohet si vjedhje e rëndë.