Gjakovë- vidhet busti i shkollës

Në shkollën “Emin Duraku” në Gjakovë, është vjedhur busti i kësaj shkolle.

Sipas drejtorit të shkollës, ky bust kushton 10 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e hetimeve dhe e krimteknikës.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe komandanti i Policisë, për rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, i cili ka thënë që ende nuk kanë ndonjë të dyshuar për këtë vjedhje.