Gjakovë, vetura godet çiklistin

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjakovë.

Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një person, pasi që nga pakujdesia e ka goditur me veturë një çiklist.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore pëson vozitësi i biçikletës, i cili është dërguar  për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:43.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.