Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gjakovë, vëllai rrah motrën

Një qytetar nga Gjakova është arrestuar nga Policia e Kosovës në natën e nëntë korrikut. Ai po dyshohet se e ka rrahur motrën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

I dyshuari është intervistuar nga prokurori dhe me vendim të këtij të fundit ai është liruar në procedurë të rregullt.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 20:00.