Ilustrim

Gjakovë - Vajza e mitur shkoi në kurs, por nuk u kthye më në shtëpi

Një e mitur është raportuar e zhdukur gjatë ditës së djeshme në Gjakovë.

Sipas njoftimit nga ana e Policisë, babai ka raportuar për zhdukjen e vajzës së tij.

Sipas ankuesit, vajza kishte shkuar në kurs dhe kur ankuesi kishte shkuar për ta takuar nuk e ka gjetur ne vendin e ngjarjes.

Njesitë relevante janë duke e hetuar rastin.